Hapet konkursi për çmimin ‘Azem Shkreli’ për 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë  dhe Sportit ka hapur konkursin për Çmimin kombëtar për vepër jetësore, “Azem Shkreli” dhe çimeve tjera vjetore për letërsinë.
Përmes një njoftimi MKRS ka bërë të ditur se propozimet për çmimet mund të bëhet deri më 6 janar të 2022, nga institucionet shkencore e kulturore në vend.
Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë.
Në njoftim janë dhënë edhe kriteret që duhet t ‘i plotësojnë propozuesit për çmimet për letërsinë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për letërsinë, sipas rregullores për ndarjen e këtyre çmimeve, mbahet çdo 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës./kallxo

Back to top button