Hapet një hetim gjyqësor për piratimin e ekipit të Macron

Hollande theksoi  se piratimi masiv i dokumenteve të ekipit të fushatës së kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron nuk do të mbetet pa përgjigje

Drejtësia franceze ka hapur një hetim dje në mbrëmje pas publikimit në interent të mijëra dokumenteve të brendshme të ekipit të kandidatit të qendrës në zgjedhjet presidenciale, Emmanuel Macron, bëri të ditur sot një burim i afërt me çështjen.

“Hetimi u hap për akses të paligjshëm në një sistem për trajtimin automatik të të dhënave dhe prekje të sekreteve të korrespondencave “, theksoi i njëjti burim.

Presidenti, François Hollande theksoi dje se piratimi masiv i dokumenteve të ekipit të fushatës së kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron, publikuar të paktën dy ditë nga turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, nuk do të mbetet pa përgjigje.

Ekipi i fushatës së Emmanuel Macron dënoi dje një aksion masiv piraterie dhe të koordinuar pas publikimit në rrjetet sociale të informacioneve të brendshme si email-e dhe dokumente kontabël duke parë këtu një operacion për destabilizim disa orë nga turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale franceze përballë kandidates së eksremit të djathtë, Marine Le Pen.

Back to top button