Hapet për publikun në Vietnam ura më e gjatë në botë nga qelqi

Turistët në Vietnam prej tani kanë shansin të përjetojnë përvoja të reja shumë emocionuese. Atje u hap ura më e gjatë në botë, me pjesën e poshtme të tërën nga qelqi.
Kompania e cila qëndron pas kësaj ure, e cila quhet ‘white dragon’, thotë se kjo urë e cila ka gjatësinë 631.85 metra, ia kalon me gjatësi urës nga qelqi në Guangong në Kinë, e cila është e gjatë 526 metra.
Zyrtarët e librit të rekordeve botërore, Guinness, pritet që gjatësinë e urës në Vietnam ta verifikojnë javët në vijim.
Ura në Vietnam qëndron në një lartësi prej 150 metrash mbi xhungël në Mountain Park and Resort në ishullin Moc Chau.
Dyshemeja e urës u punua nga “xhami i kalitur francez”, dhe ai mund të mbajë deri në 450 persona njëkohësisht.
Derisa janë në urë, vizitorët kanë shansi të shohin bukuri natyrore rreth tyre, ka thënë përfaqësuesi për operimin e urës, Hoang Manh Duy.
Sektori i turizmit në Vietnam prêt që të rikthejë numrin e turistëve atje pas pandemisë së COVID-19.
Në këtë shtet së shpejti do të mbahet ngjarja sportive Southeast Asian Games ku filluar nga 12 maji pritet që pjesë e saj të jenë më shumë se 10,000 atletë dhe staf sportiv nga vendet e rajonit dhe gjetiu.
Bach Long apo White Dragon është ura e tretë e punuar nga qelqi në Vietnam./21Media

 

Back to top button