Aksidentet në komunikacion, 117 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente, pesë në mjekim intenziv

117 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, pas aksidenteve në komunikacion gjatë katër ditëve (29 prill – 3 maj 2022).
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla sot për rtv21.tv ka informuar se prej 117 pacientëve, 5 raste kanë përfunduar në Mjekim Intenziv Mjekësor (M.I.Q), si raste më të rënda, me politrauma.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 aksidente trafiku me të lënduar dhe 28 aksidente trafiku me dëme materiale./21Media

Back to top button