Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është publikuar njoftimi për prokurim, për shërbimet konsulente për rishikim të dizajnit dhe mbikëqyrje të punimeve në rrugën N2 Prishtinë-Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km.
Aliu ka shkruar në “Facebook” se shërbimet në fjalë priten të mbulojnë një periudhë 25 mujore.
Ai ka ftuar kompanitë vendore dhe ndërkombëtare të dorëzojnë propozimet e tyre.
Sipas ministrit të Infrastrukturës, është planifikuar që për periudhën 25 mujore, 3 muaj të zgjasë shqyrtimi i dizajnit, përgatitja e dosjes së tenderit, prodecudrat dhe vlerësimi i ofertave, 20 muaj të jetë mbikëqyrja e punimeve, dhe dy muaj periudha finalizuese e projektit.
Ministri ka ftuar të gjitha Kompanitë konsulente ndërkombëtare dhe vendore të interesuara që t’i dorëzojnë propozimeve e tyre./21Media