Hapet thirrja për ndërtimin e shtëpive në katër komunat veriore

Është hapur thirrja për aplikim për ndërtimin e shtëpive për komunitetet jo-shumicë në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Kështu ka njoftuar Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se aplikimi do të jetë i hapur nga sot, 23 nëntor deri më 2 dhjetor.

“Zhvillimi i barabartë dhe krijimi i kushteve për banim të qëndrueshëm në secilën pjesë të Kosovës duke përfshirë edhe pjesën veriore është synim dhe parim i kësaj thirrje”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button