Haradinaj: AAK në këto zgjedhje ka shënuar rezultatin më të mirë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova sot mbajti zgjedhje të lira dhe se AAK në këto zgjedhje ka shënuar rezultatin më të mirë.
“AAK në këto zgjedhje ka shënuar rezultatin më të mirë. Kemi fitu në gjashtë komuna, Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan e Junik dhe në balotazh në Istog. Edhe rezultati i votave për asambleist është i mirë. Një proces kaq i mirë nuk mund të dëmtohet në orët e fundit”, shtoi Haradinaj.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), bëhet e ditur se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka qenë rreth 43 për qind./21Media