Qytetarët festojnë e IKSHPK thotë Delta është ende prezent

Pas pëfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë shumë kandidatë e qytetarë po festojnë së bashku, megjithatë “delta” është ende e pranishme.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), përmes një postimi në “Facebook” ka apeluar të qytetarët që të respektohen masat anticovid pasi që variant Delta është ende prezent.
“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, për respektimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje për kujdes dhe mosgrumbullim”, thuhet në postimin e IKSHPK-së.
Tutje ky institute ka rekomanduar institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë./21Media

Back to top button