Haradinaj arrin në Qeveri, për t’u takuar me Kurtin

 

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sapo ka arritur në ndërtesën e Qeverisë, ku do të zhvilloj takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim po mbahet me ftesë të Kurtit për t’u dakorduar rreth çështjeve politike.

Ndërkaq, nesër kreu i Qeverisë së Kosovës do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj më 21 maj, përmes një letre i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, duke e njoftuar se nuk do të shkojë në takimin me partitë opozitare, të thirrur nga Kurti. Hoxhaj përmes kësaj letre është shprehur se çështjet e propozuara për diskutim nga Kurti pas vizitës së tij në Bruksel, siç janë marrëdhëniet me Belgjikën, me institucionet e BE-së dhe me vendet e rajonit, duhet të trajtohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës./21Media

 

 

Back to top button