Haradinaj: Me besimin e dhënë do ta nderoj atdheun

”Besimin e dhënë në luftë, e kam nderu edhe te bashkëluftetarët edhe te populli im”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se besimin e dhënë nga presidenti Rugova, e ka mbajtur me nder.

Ai përmes një postimi u shpreh se me besimin e dhënë sot do ta nderojë atdheun. ”Të dashur qytetarë, Besimin e dhënë në luftë, e kam nderu edhe te bashkëluftetarët edhe te populli im; Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova, e kam mbajt me nder; Me besimin e dhënë sot, do ta nderoj atdheun! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Ndryshe, mbrëmë zyrtarisht në KQZ është dorëzuar koalicioni parazgjedhor ndërmjet PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën./21Media

 

Back to top button