Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Çdo e arritur në veri është e mirë se ardhur

Daut Haradinaj në “Click” të RTV21, tha se çdo e arritur në veri është e mirë se ardhur. Teksa u shpreh se forcat e rendit atje janë duke kryer punën e tyre.

“Çdo e arritur në veri është e mirë se ardhur, gjithkush duhet ti jep përkrahje çdo sundimi të sovranitetit, të ligjit dhe unë kështu dua me pa, unë nuk mendoj që aty bëhet fjalë, kryeministri as ministri, unë mendoj që aty janë forcat e rendit të cilat e kryejnë detyrën e vet dhe ata duhet me kry detyrën e vet. Ka pasur raste edhe në të kaluarën për shembull që kanë ndërhyrë forcat speciale, e mbani në mend, Marko Gjuriqin, kur ka hyrë pa leje, njerëzit e kanë harruar trenin”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button