Haradinaj deklarohet për largimet nga AAK-ja

 

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar për largimet e disa zyrtarëve nga kjo parti. Haradinaj tha se ata të cilët për arsye të ndryshme nuk po mund të jenë plotësisht të përkushtuar, po lirohen nga përgjegjësitë që kanë në parti.

“Atyre u jemi mirënjohës dhe falënderues për kontributin, qoftë edhe vetëm njëditor, në realizimin e qëllimeve të përbashkëta”,  shkroi ndër tjera Haradinaj në Facebook.

Më tej Haradinaj thotë se Aleancës po i bashkohet një brez i tërë i të rinjve, të gatshëm të përballen me sfidat e garës politike në të gjitha nivelet.

Ky reagim i Haradinaj erdhi pas lajmit se sot dhënë dorëheqje nga posti i kryesisë së AAK-së Magbule Sadri Shkodra./21Media 

Back to top button