Haradinaj deklarohet rreth kërkesës për shkarkimin e Rikalos

Shkarkimi i Rikalos është një prej kushteve të PSD-së për miratimin e projektligjit për buxhetin

Partia Socialdemokrate (PSD), është e vendosur se pa realizimin e pesë kushteve të tyre, nuk do ta votojnë projekt-ligjin për buxhetin 2019.

Një nga pesë kushtet e PSD-së për votimin e projekt-buxhetit 2019, është edhe shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalos.

Lidhur me këtë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është zotuar se qeveria do t’i respektojë kërkesat e PSD-së. “Aty kemi bo një bashkëpunim korrekt me PSD-në, ata i kanë disa kërkesa legjitime, qeveria do t’i respektojë”, ka thënë ai sot në një prononcim për media.

Kurse, zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi në një prononcim për rtv21.tv ditë më parë ka thënë se PSD konsideron se Rikalo ka dështuar në drejtimin e sektorit të bujqësisë dhe sipas kësaj partie shkarkimi i tij është prioritet dhe interes i Kosovës. “Partia Socialdemokrate nuk e voton projekt-ligjin për buxhetin në lexim të dytë, pa shkarkimin e z.Rikallo, të cilën konsiderojmë se ka dështuar në drejtimin e sektorit të bujqësisë, që është prioritet dhe interes i Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo për rtv21.tv.

Haradinaj në një prononcim dje ka deklaruar se ligji përpagat pritet të kaloj deri me 31 janar të viti.

Ndërsa projek-tligji për buxhetin 2019 është miratuar në parim më 21 dhjetor të vitit të kaluar,  me 62 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim./21Media

Back to top button