Haradinaj dërgohet në Hagë, dyshohet për frikësim të dëshmitarëve

 

Dhomat e Specializuara përmes një komunikate kanë bërë të ditur arsyet e arrestimit të nënkryetarit të OVL- UCK, Nasim Haradinaj.

Në komunikatë thuhet se për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2020, Nasim Haradinaj u transferu në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Nasim Haradinajt para gjykatësit do të njoftohet më
vonë”, thuhet në komunikatë.

Specialja tregoi se informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Nasim Haradinajt para gjykatësit të procedurës paraprake do të njoftohet më vonë. /21Media 

Back to top button