Kaloni te përmbajtja kryesore

Viti akademik për studentët e vitit të parë mund të fillojë me 15 tetor

 

 

 

Viti i ri akademik nuk do të fillojë me 1 tetor për studentët e vitit të parë, por vetëm për studentët e viteve vijuese, krejt kjo për shkak se ende nuk ka përfunduar procedura e regjistrimit të studentëve të rinj të Universitetit më të madh publik, atij të Prishtinës.

Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare, prorektori për mësim dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Hysen Bytyqi, thotë se mësimi për studentët e vitit të parë mund të fillojë nga 15 tetori./21Media

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button