Haradinaj: Engel, mbrojtësi më i madh i kauzave tona të drejta

Haradinaj: Engel, mbrojtësi më i madh i kauzave tona të drejta

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka takuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, shkruan rtv21.tv

Haradinaj ka thënë se me Engel kanë biseduar për progresin dhe sfidat e Kosovës

“Në Kongresin amerikan, drekë pune me mikun e madh të shqiptarëve dhe Kosovës, Kongresmenin Eliot Engel. Është fat i madh që kemi Kongresmenin Engel në krah të Kosovës si mbrojtësin më të madh të shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta.  Me Kongresmenin Engel biseduam për progresin dhe sfidat e Kosovës. Kemi demokraci të konsoliduar mirë dhe duhet që bashkë me ShBA të ballafaqohemi me sfidat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media