Avdyli-Hysenit: Të dështoi projekti për koalicionin LDK-PDK

Reagon Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj deklaratave të bashkëpartiakut të tij, Skender Hysenit, lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi, nga ana e kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Avdyli ka thënë se për Hysenin nuk është lehtë që projekti i tij i dytë për koalicion LDK-PDK dështoi keq.

“Histeria nuk është virus, por si duket histeria e zhvendosjes së fotografisë së Presidentit Thaqi e paska prek edhe Skenderin tonë të LDK-së. I fundit që do duhej sot të ishte me pezm pse fotografia e Presidentit historik Rugova qëndron përballë atij të Presidentit aktual Thaqi do duhej të ishte Skenderi, por ja edhe kjo na ndodhi. Nuk është e lehtë për PDK-në që pas shumë vite në pushtet të mbesin në opozitë, por të kishte kaq i pezmatuar edhe përkthyesi i Presidentit Rugova duket shumë e pakuptimtë. Apo ndoshta edhe për Skenderin nuk është lehtë që projekti i tij dytë për koalicion LDK-PDK dështoi keq me 02.02.2020. Kohët kanë ndryshuar, edhe politikanët vijnë e shkojnë, por më të këqinjtë mbesin ata që skanë respekt për dorën që e ushqeu. E Presidenti Rugova fatkeqësisht ushqeu edhe ndonjë mosmirënjohës si puna e Skenderit tonë të LDK-së”, ka shkruar Avdyli në Facebook./21Media

Back to top button