Haradinaj dhe Gjukanoviq flasin për demarkacionin

Në kuadër të vizitës së Presidentit malazez, Milo Gjukanoviq në Kosovë , sot zhvilloi takim me ish kryeministrin Haradinaj, kryetar i AAK-së.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj, përmes një postimi në rrjete sociale, ku krahas fotove, ka theksuar se “bashkë do të bëjmë realitet edhe obligimet që kemi marrë, për të përmbyllur me sukses demarkimin e kufirit, me korrigjim në sektorët e caktuar”.
“Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror” duke vlerësuar se edhe takimi me Presidentin Gjukanoviq ka kaluar “në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona”, ka vijuar Haradinaj.
I pari i AAK-së ka falënderuar Presidentin për mbështetjen e tij për Kosovën “… dhe gatishmërinë e Malit të Zi për të përkrahur antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO dhe Këshillin e Evropës”
Haradinaj ka siguruar se Kosova e Mali i Zi do të qëndrojnë bashkë “përballë çdo rreziku që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit”./21Media

Back to top button