Haradinaj dhe Kai Eide diskutuan për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës

Haradinaj priti në takim diplomatin e shquar, Kai Eide

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot priti në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide. Në këtë takim u diskutua për situatën në vend dhe rajon si dhe për të ardhmen e Kosovës.

“Kënaqësi të prisja sot në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide. Me diplomatin e shquar, shkëmbyem pikëpamje rreth situatës në vend e rajon, dhe biseduam për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Kryeministri falënderoi Kai Eiden për mbështetjen e tij dhënë të drejtës së Kosovës në tavolinat diplomatike deri në pavarësinë e plotë të Kosovës. /21Media 

Back to top button