Idriz Ajeti varroset sot në Prishtinë
Homazhet do të bëhen nga ora 13:30
Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës bëri të ditur se me rastin e vdekjes së akademik, Idriz Ajetit, në mjediset e Akademisë do të mbahet mbledhja komemorative në orën 13:00.
Ndërsa, siç njoftohet në komunikatën e Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, homazhet do të mbahen nga ora 13:30.
Ndërkaq, varrimi i akademik Idriz Ajetit do të bëhet në varrezat e Prishtinës, në orën 15:30.
Me rastin e vdekjes së akademik Idriz Ajetit, personalitete të njohura në vend kanë ngushëlluar familjen Ajeti.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?