Haradinaj: Duhet ta ruajnë lirinë si vlerën më të shenjtë kombëtare
Sot në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka thënë se misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së Dëshmorëve e Martirëve, që gjithmonë sipas tij, janë frymëzim në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes.
“Duke kujtuar trimërinë, vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, dhe tërë elementit liridashës që dha gjithçka për çlirimin e fitoren e madhe, brezi ynë dhe ata pas nesh, duhet ta ruajnë këtë liri si vlerën më të shenjtë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?