Kampionati Evropian, boksierët kosovarë luftojnë sot për medalje

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Evropian të boksit që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.
Alnera Ibrahimi, Taulant Jakupi dhe Donat Syla janë boksierët që sot do të zbarkojnë në ring të kërkim të medaljeve.
Me fillim nga ora 18:00, boksierja Alnera Brahimi në kategorinë 70 kilogramë, ndeshet me boksieren nga Hungaria, Kovacs Nikolett.
Federata e Boksit e Kosovës ka bërë të ditur se Taulant Jakupi në kategorinë 86 kilogramë, ndeshet me boksierin nga Armenia, Aleksanyan Aghvan në çerekfinale në luftë për medalje.
Kurse në kategorinë 92 kilogramë, Donat Syla në çerekfinale në luftë për medalje ndeshet me boksierin nga Moldavia Cojocari Daniel./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button