Haradinaj e quan inskenim videon që pretendon se burri i saj bleu vota

 

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka mirëpritur vendimin e PZAP-së për rinumërimin e fletvotimeve me kusht dhe nga diaspora për kandidatët e AAK-së.

Haradinaj-Stublla se rinumërimi është “një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar”.

“Duartrokas vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka theksuar se asnjë nga familjarët e saj nuk është përfshirë në blerjen e votave.

“Ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave! Përseris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

PZAP ka njoftuar edhe se kanë pranuar ankesën e kandidates për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Florentina Gjergjaj, me ç’rast kanë kërkuar që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket subjektit politik AAK./21Media

Back to top button