Anulohen në tërësi votat për partitë boshnjake në shtatë komuna

 

Paneli Zgjedhor i Ankesave e Parashtresave ka aprovuar ankesat e partive minoritare, në lidhje me keqpërdorim të votës së minoriteteve.

PZAP ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.

Janë anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic dhe Koalicionit VAKAT.

Për subjektin politik Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic i janë anuluar votat në Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Kurse, për Koalicionin VAKAT i janë anuluar votat në Leposaviq.

PZAP ka njoftuar edhe se kanë pranuar ankesën e kandidates për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Florentina Gjergjaj, me ç’rast kanë kërkuar që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket subjektit politik AAK. /21Media 

Back to top button