Haradinaj e quan Kurtin “good guy”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pati një kompliment për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur “good guy” (djalë i mirë), derisa ka pasur kritika për çështjen e targave në veri dhe reciprocitetin me letërnjoftime me Serbinë, si dhe për tërheqjen e tij nga veriu.
“Po e shoh që janë të ekzaltuar në Vetëvendosje që për faktin që kryeministri i tyre është bërë ‘good guy’, po e lavdërojnë ndërkombëtarët. Por është një problem i këtij ‘good guy’. Qe ku ka përfunduar ‘good guy’, shko para ktheu mbrapa shko para kthehu mbrapa… Edhe a e din kush ia thotë këto? Lajçaku. Lajçaku së pari e thirr Vuçiqin edhe i thotë Kurtit kthehu mbrapa. Për me i zgjidh punët e brendshme ky kryeministër duhet t’ua rritë rrogat policëve, jepju shtesa, garancë, ligje e sigurim pensional. Ky rrin në jug e njerëzit i çon në veri. Më mire është mos me u nis se me u nis e me u kthy mbrapa. Ktheji fuqitë e tua kryeministër, me ato që ke hyrë në politikë”, tha  Haradinaj./21Media

Back to top button