Haradinaj: E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës.
“E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës. Falë gjakut të Dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë!”, u shpreh Haradinaj.
“Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Në shënim të 23 vjetorit, Ditës së Lirisë apo Çlirimit, krerët shtetëror fillimisht kanë bërë sot homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, si dhe në Prekaz.
Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë.
23 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara./21Media

Back to top button