Haradinaj: Fat për mua që isha bashkëpunëtor i presidentit Rugova
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova, në datën e lindjes së tij.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se me të drejtë e quan fat për të që ishte bashkëpunëtor i presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi.
“Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar”, ka shkruar Haradinaj./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?