Haradinaj fton Osmanin në debat publik

 

Kandidati për president nga Aleancea për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ftuar në debat publik  kundër kandidaten e tij nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmanin.

Haradinaj këtë thirrje e ka bërë përmes një videos të publikuar në Facebook.

“Tani, pos kandidaturës sime të shpallur kohë më përpara, kemi edhe kandidaturën e zonjës Vjosa Osmani, që kur t’ju tregojë ju se si do ta ruajmë Kosovën tonë, të paprekshme, që do ta angazhojmë Kosovën tonë në NATO, BE, OKB, dhe si do të ndihmojmë që Kosova të fuqizohet në planin e brendshëm dhe të jashtëm, e ftoj kandidaten, Vjosa Osmani, në një debat televiziv dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku për ju”, ka thënë Haradinaj në këtë video të publikuar në Facebook./21Media

Back to top button