Haradinaj: Gjakova nuk i falë mashtrimet

Haradinaj tubim elektoral në Gjakovë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se në qeverisjen e tij Gjakova do ta marrë vendin e vet të merituar.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Gjakova e heroizmave të mëdhenj, punës, kulturës dhe qytetarisë së vjetër, do të ketë sërish vendin e merituar në ballë të shtetit.

“Gjakova ishte dhe është bastioni krenar dhe i palëkundshëm i projektit tonë të përbashkët për një Kosovë shtet – shtet dhe të zhvilluar ekonomikisht.Unë e di se çka duhet të bëjmë për ta rivendosur Gjakovën aty ku e ka vendin, për ta rikthyer dinjitetin e qytetit dhe qytetarit të këtij qyteti. E shoh këtë dhe e ndjej, pikërisht në projektin në të cilin u bashkuam të gjithë, si mundësinë më të mirë për të arritur objektivat tona për qytetin e Gjakovës dhe gjithë Kosovën.”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button