“Trump më kërkoi të heq dorë nga hetimi i Flynnit”
James Comey zbulo një deklaratë të Trump
James Comey, ish-drejtori i FBI-së, konfirmoi në një deklaratë të shkruar në Kongres, të publikuar sot, se Donald Trump i kërkoi të braktisë hetimin mbi Michael Flynn, ish-këshilltar i tij i përzier në aferën e ndërhyrjeve ruse në zgjedhje.
Duke treguar për një takim të 14 shkurtit në Zyrën Ovale, Comey shkruan se Trump i foli për hetimin mbi Michael Flynn, ish-këshilltari i tij për sigurinë kombëtare.
“Shpresoj se ju mund të gjeni një mënyrë për ta braktisur këtë, të lironi Flynn. Është një njeri i mirë”, deklaroi Comey duke cituar fjalë që sipas tij ia kishte thënë presidenti amerikan.
“Në një darkë ballë për ballë të 27 janarit, Donald Trump më tha se kishte nevojë për besnikëri. Pres besnikëri!”, deklaroi ish-drejtorit të FBI-së.