Haradinaj, homazhe te varret e vëllezërve Bytyqi në New York

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë disa ditore në ShBA.
Haradinaj sot në New York ka bërë homazhe te varret e vëllezërve Bytyqi në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së tyre.
“Ylli, Mehmeti e Agroni, të frymëzuar nga tradita atdhetare e familjes, u bashkuan në ‘Atlantikun’ e UÇK-së, pa shikuar prapa. Pjesë e rreshtit të mbrojtësve të Kosovës, ata janë shembull i luftëtarit shqiptar, çlirimtar e jo pushtues, që kërkon lirinë e tij pa shkelur të drejtat e tjetrit”, ka thënë Haradinaj.
Më tej ai ka thënë se “këta trima me krenari i nderoi Kongresi Amerikan duke nxjerrë rezolutë për të vulosur edhe njëherë se Amerika dhe Kosova janë bashkë në mbrojtje të lirisë”.
“Gjithmonë pranë familjes Bytyqi në betejën për drejtësi. Gjithmonë të përulur para veprës heroike të Vëllezërve Bytyqi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button