Haradinaj i bën thirrje Qeverisë që të merret seriozisht me situatën e zjarreve në vend

 
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë Qeverisë së Kosovës që të merret seriozisht me situatën e zjarreve në vend.
“I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës. Në Suharekë po vazhdon përhapja e zjarrit, ndërsa në Rugovë të Pejës ka filluar edhe evakuimi i banorëve. Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka apeluar për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore./21Media

Back to top button