​Rama ngushëllon familjarët e viktimës nga zjarri në Gjirokastër

 
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot humbi jetën në zjarrin që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër.
Rama në një postim në Facebook ka bërë të ditur se vazhdojnë pa pushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet e vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.
60-vjeçari Andrea Haxhiaj ka ndërruar jetë pas zjarrit që ka përfshirë fshatin “Asim Zeneli” në zonën e Lunxherisë në Gjirokastër. Ai u dërgua në spital së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe një tjetër person.

Back to top button