Haradinaj i kërkoi Kurtit përfshirje më të madhe të SHBA-ve në dialog

 

 

 

Kryeministri Albin Kurti e ka njoftuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për takimet që pati me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe për përgatitjet për procesin e dialogut të ardhshëm me Serbinë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takimin që u zhvillua sot në Qeveri, Haradinaj ka kërkuar përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog krahas Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar gatishmërinë e tij dhe të AAK-së për bashkëpunim me Qeverinë për tema të interesit nacional.

Takimit të sotëm me Hardinajn i ka paraprirë ftesa që kryeministri Kurti ua ka dërguar tre liderëve të partive opozitare, me qëllim të informimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Kurti ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë./21Media

Back to top button