Haradinaj i quan “rrenë të kulluar” deklarat e qeverisë për Autostradën e Dukagjinit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka quajtur “rrenë të kulluar” deklaratat e Qeverisë se me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, qeveria po kursen buxhetit të Kosovës 150 milionë euro.

“Me projektin e Autostradës së Dukagjinit, ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita. Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese, është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut, dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, shpenzohen miliona euro dhe nuk zgjidhet problemi. Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur!”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button