Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj i shokuar me sulmin në Manchester

Haradinaj ngushëllon familjet e viktimave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i shokuar me sulmin në Manchester ku mbetën 22 persona të vdekur dhe 59 të tjerë janë plagosur.

“Jam i shokuar me sulmin terrorist në Mançester! Ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm si dhe ka prekur çdo njërin prej nesh. Mendimet dhe lutjet e mia janë për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për Qeverinë Britaneze dhe popullin e saj. Ne jemi të rreshtuar me botën demokratike kundër këtij terrori!”, ka thënë Haradinaj në një shkrim në “Facebook”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button