Haradinaj: I tronditur për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës

Pas shpërthimit gjatë aksionit të policisë në Zhur

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është ndjerë i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës.

“I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj përmes këtij postimi të bërë në rrjetin social Facebook ka ftuar organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. /21Media 

Back to top button