Haradinaj ia beson Arbër Tolajt garën për kryetar të Pejës

 

Arbër Tolaj do të jetë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Pejës, ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky vendim është marrë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të degës.

“Strukturat e Aleancës, me respektin më të madh për kryetarin e deritashëm Arbër Grabovci vlerësuan kontributin e tij të deritashëm, e gjithashtu respektuan edhe vendimin e tij për dorëheqje. Gjithashtu, nën udhëheqjen e u.d. të kryetarit Feim Ademaj, u mbajt edhe mbledhja e Këshillit Drejtues të degës, ku me votë unanime, me një unitet e dakordim të të gjitha gjeneratave të Aleancës, aktivistëve të rinj e të vjetër, Arbër Tolaj u zgjodh kryetar i Degës së Aleancës në Pejë, si dhe kandidat për kryetar të Komunës së Pejës”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, emërimi i Tolajt, me një unitet të paparë më herët në radhët e strukturave, të cilat u besatuan në përkrahje të parezervë ndaj tij, kthen shpresën se Peja do të ketë një udhëheqje që e meriton./21Media

Back to top button