Haradinaj: Ismail Qemali u la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme

“Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar kryeministrin e parë të Shqipërisë, Ismail Qemalin, sot në 100-vjetorin e vdekjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar lart figurën e Qemalit dhe kontributin e tij për formimin e Shqipërisë shtet.

“Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme. Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ismail Qemali kishte vdekur në rrethana misterioze më 24 janar 1919, në Peruxhia të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka një variant përfundimtar të vdekjes së tij, por gjithmonë ishin hedhur dyshime se është helmuar nga qarqet greke, serbe, turke apo italiane./21Media

Back to top button