Haradinaj ka dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale në Polici

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka kërkuar nga institucionet e Kosovën të heqin pajisjet për vëzhgim dhe interceptim të vendosura nga Serbia.
Haradinaj ka deklaruar se është shumë e rëndësishme ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe të sigurisë.
“Ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka kërkuar veprim me urgjencë nga ana e institucioneve të sigurisë në dry drejtime.
“Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime: 1. Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj. 2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button