Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë, vdiq personi i tretë

Policia sot ka informuar se ka vdekur edhe personi i tretë, si pasojë e aksidentit që ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
“Si pasojë e aksidentit dy meshkuj kosovarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 8 persona tjerë meshkuj, 7 prej tyre kosovarë dhe një  shtetas i Austrisë.”, ka informuar policia.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, siç ka informuar policia, në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.
Në aksident janë përfshirë tri vetura.
Mbrëmë, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka ngushëlluar familjet e personave që kanë vdekur në aksident, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve./21Media

Back to top button