Haradinaj ka një përgjigje për Putinin

Haradinaj: SHBA në Ballkan nënkupton stabilitet dhe zhvillim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur deklarimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin,  i cili tha se SHBA po destabilizon Ballkanin.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook theksoi se sa më shumë të jetë prezente Amerika dhe NATO në Ballkan nënkupton stabilitet.

“Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve perëndimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërtën e saj. Kosova vjen në paqe.”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Back to top button