Presidenti Rugova Qenin e Sharrit e quante Qeni Mollos Ilir

Presidenti Rugova kishte kërkuar që Qeni i Sharrit të regjistrohet si qen autokton i Kosovës

Në media po qarkullon lajmi se Presidenti i Serbisë, Alksandër Vuçiq do t’i dhurojë një Qen Sharri presidentit të Rusisë Vladimir Puntin.

Megjithatë bashkëshortja e Ukë Rugovës, Blerta Kllokoqi Rugova përkatësisht reja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës ka kujtuar një përshkrim të Rugovës sipas të cilit ai Qenin e Sharrit e quante Qeni Mollos Ilir.

“Qeni Mollos Ilir sipas përshkrimit që Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova i kishte bërë në një botim të tij në vitin 2004 me titull “Qeni Ilir Shqiptar” ishte një prej racave më të dashura të Aleksandrit të Madh apo Lekës së Madh. Ai e përdorte për ushtrinë e tij. Është një qen shumë besnik ndaj pronarit të vet dhe e ruan bagëtinë me besnikëri nga sulmuesit.
Në vitin 1995 kur është bërë ndarja e pasurisë së ish Jugosllavisë ka qenë një konflikt mes Serbisë dhe Maqedonisë për pronësi dhe Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova në atë kohë kishte këmbëngulur se ky është qen autokton i Kosovës.
Njëkohësisht Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova kishte kërkuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Kenologëve që të regjistrohet si qen autokton i Kosovës.
Në vitin 2012 një delegacion nga Kosova i deleguar nga z. Dardan Gashi ministër i mjedisit në atë kohë kishte marr pjesë në takimin e Federates së Kenologëve në Gjermani ku e ka prezentuar si qen autokton të Kosovës.”, ka sqaruar Kllokoqi Rugova në Facebook./21Media

Back to top button