Haradinaj: Kemi hyrë në një fazë intensive të zhvillimit të vendit

Haradinaj tha se para vetes kemi një periudhë më të mirën të mundshme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një konferencë për media,  Haradinaj ka thënë se në takim kanë diskutuar për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në vitin që lamë pas, por dhe për objektivat që kanë për këtë vit.

“Tani para vetes kemi një periudhë më të mirën të mundshme, kemi lajme të mira, gjithë legjislacioni, gjithë rregullativa dhe aktet nënligjore janë të gatshme edhe për me shku drejt shpalljes së investitorëve të parë strategjik, diçka që e kemi pritë dy dekada që Kosova të fillon me zbatu investime strategjike, marrëdhëniet me investitorë strategjikë”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se kemi hyrë në një fazë intensive të zhvillimit të vendit./21Media

Back to top button