Haradinaj: Nëse na njeh Serbia, sot e heqim taksën

Haradinaj nuk komenton deklaratën e Thaçit

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar të heqë sot taksën nëse Serbia njeh shtetësinë tonë, ndërsa nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidentit Hashim Thaçi për taksën ndaj mallrave të Serbisë.

“Për presidentin më keni zënë ngushtë, nuk kam koment. Presidenti ka punët e veta, qeveria i ka punët e veta”, ka porositur ai.

Duke folur rreth kërkesave të minatorëve të Trepçës të cilët sot kanë hy në ditën e gjastë të grevës, kreu i Ekzekutivit tha se kjo ndërmarrje ka qenë peng i çështjes politike, por janë gati për këtë zhbllokim të situatës.

 Haradinaj këto komente i bëri pas takimit me ministrin e MTI-së Endrit Shala, me të cilin biseduan për çështje që kanë të bëjnë me ekonominë./ 21Media 

Back to top button