Haradinaj: Kemi shënuar fitore bindëse

AAK ka shpallur fitoren e koaliciont PAN

Kryetari i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma në një konferencë për media ka shpallur fitoren e PAN-it duke uruar qytetarët për vendimin e marrë për ta votuar koalicionin PAN.

Haradinaj tha se ky koalicion ka shënuar fitore bindëse dhe nuk dëshiron të hyjë në shifra konkrete. Ai pohon se do te kenë rezultat edhe me të thellë se sa ka llogaritur Exit Poll.

Sipas rezultateve të Exit Poll, në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë prin Koalicioni PDK-AAK-Nisma me 40 për qind, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 30 për qind dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa 27 për qind. Shkëlzen Maliqi ka thënë se Exit Polli është një matje e momentit dhe gjatë procesit kur dalin votuesit nga vendvotimi i presin aty dhe i pyesin se për kënd keni votuar. Ai tha Exit Poll është projeksion dhe se në këtë projekt kanë anketuar 2500 respondentë.

Ndryshe tani janë mbyllur vendvotimet dhe ka filluar numërimi i votave. /21Media

Back to top button