“Vetëvendosje ka fituar 33 ose 34 përqind”

Në konferencën për media të lëvizjes Vetëvendosje pas zgjedhjeve të sotme, përfaqësuesit e lëvizjes besojnë se janë subjekti i parë në Kosovë

Dardan Sejdiu nga Vetëvendosja ka deklaruar se kjo e fundit ka dalë subjekti i parë politik në Kosovë, duke mundur koalicionet me parti të shumta.

Sipas Sejdiut, Vetëvendosja ka fituar rreth 33 apo 34 përqind të votave, duke rritur numrin e votuesve të tyre në më shumë se dyfish nga zgjedhjet e vitit 2014, shkruan rtv21.tv.

Sejdiu deklaroi se qytetarët kanë votuar lëvizjen Vetëvendosje për ndryshim, duke tentuar ta përmbysin të keqën, dhe Vetëvendosja do ta bëjë këtë duke bërë një qeveri ndryshe.

Në konferencë foli edhe Albulena Haxhiu, e cila deklaroi se përpos disa incidenteve të raportuara nga vëzhguesit e Vetëvendosjes, votimet kanë qenë fer. Haxhiu bëri të ditur se lëvizja Vetëvendosje ka pasur rreth 8.000 vëzhgues, komisionerë, si dhe ekipe logjistike e mobile rreth Kosovës./21Media

Back to top button