Haradinaj: Kënga e artistëve do të zbehet pa përkujdesin e Fahri Beqirit

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot me rastin e vdekjes së kompozitorit, Fahri Beqiri përmes një shkrimi ka thënë se kënga dhe performanca e artistëve shqiptarë do të zbehet pa përkujdesin dhe porfesionalizmin e kompozitorit Beqiri.

”Këngët e tij, i dëgjuam nga artistët e mëdhenj si Nexhmije Pagarusha, Liljana Qavolli, Shpresa Gashi, Shpresa Berisha, Bashkim Paçuku, Ismet Bogujevci, Riza Bytyqi dhe shumë të tjerë. Ai mbetet autoritet i pakontestueshëm i polifonisë dhe muzikës shqipe në përgjithësi. Do ta kujtojmë përherë Profesorin dhe Kompozitorin tonë të dashur, ashtu siç ishte, profesionist, i urtë, i qartë, me plot vullnet e dashuri për muzikën”, ka shkruar Haradinaj në facebook

Ndërkaq, ky i fundit iu ka shprehur ngushëllime familjes Beqiri si dhe të gjithë komunitetit artistik.

Ndryshe, sot në moshën 85 vjeçare ka vdekur kompozitori i njohur shqiptar, Fahri Beqiri i cili ka lindur në vitin 1936 në qytetin e Mitrovicës. Ndërsa numri i veprave të muzikës artistike-serioze te ky kompozitor nuk është i madh por i rëndësishëm. Të tilla janë veprat ”Poema simfonike”, ”Kuinteti frymor”, ”Sonata për klarinet dhe piano, allaturka për piano”./21Media

Back to top button