Haradinaj kërkon nga Beogradi të heqë dorë nga veprimet luftënxitëse

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka deklaurar se sulmet e grupeve kriminale ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.
Haradinaj ka kërkuar nga Beogradi që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë.

“Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë. Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve! Luftërat ne Ballkan janë kapitull i mbyllur”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media
Back to top button