Gërvalla i reagon Borrellit: Duhet të dënohen edhe të shtënat ndaj Policisë së Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas reagimit të tij për sulmet ndaj EULEX-it.
Gërvalla në një postim në Twitter, ka shkruar se Borrelli duhet t’i dënojë gjithashtu edhe të shtënat ndaj Policisë së Kosovës.
“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke përmbushur detyrën e tyre dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Borrell ka thënë se BE-ja nuk do të tolerojë sulmet e tilla. Ai ka kërkuar që barrikadat atje të hiqen menjëherë./21Media

Back to top button